Flash News

Kosova

Policia e Kosovës fillon tërheqjen e trupave të vendosura në veri, 25% më pak efektivë

Policia e Kosovës fillon tërheqjen e trupave të vendosura në

Sot fillon tërheqja e trupave të Policisë së Kosovës të vendosura në Veri të mbrojtje të godinave komunale. Rreth 25% e trupave do të tërhiqen nga komunat, pas dakordësive të arritura në Bratislavë.

Policia e Kosovës e ka bërë të ditur përmes një deklarate për media pas një takimi punues që ka zhvilluar me EULEX-in dhe KFOR-in.

“Policia e Kosovës në vazhdën e realizmit të detyrave dhe autorizimeve të saja kushtetuese dhe ligjore në interes të sigurisë publike në vend, si dhe me qëllim të zbatimit të dakordimeve të arritura në Bratisllavë me 10 korrik 2023, në mes të Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës, saktësisht hapit dy të këtij dakordimi, me këtë rast është mbajtur takimi punues mes Policisë së Kosovës, EULEX dhe KFOR për vlerësim të situatës së sigurisë, në dhe përreth ndërtesave komunale të komunave veriore”, thuhet në deklaratën për media.

Sipas vlerësimit të përbashkët, nga Policia e Kosovës, EULEX dhe KFOR, situata e sigurisë rreth objekteve të komunave veriore vlerësohet se është e mirë.

“Në kuptim të këtij konstatimi të përbashkët, nga nesër fillon zvogëlimi i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për 25%, në dhe përreth objekteve komunale në veri. Ekipet e Policisë së Kosovës bashkë me EULEX dhe KFOR, do të vijojnë koordinimin dhe do të ndërmarrin veprimet e nevojshme sipas vlerësimit të rregullt të situatës së sigurisë në dhe përreth objekteve komunale, në komunat veriore të Republikës se Kosovës”, vijon më tej.

Të fundit