All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Kosova

Policia e Kosovës mbyll Komunën paralele të Skenderajt në veri

All - Paragraf - 1

Policia e Kosovës mbyll Komunën paralele të Skenderajt në

Policia e Kosovës ka nisur mbylljen e komunës paralele serbe që vepronte për komunën e Skenderajt në veri të vendit.

All - Paragraf - 3

Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e veriut, Veton Elshani, bëri të ditur se është bastisur objekti i kësaj komune.

Është një komunë paralele në veri që vepron për pikën e Skenderajt.

Jemi futur brenda dhe po kontrollojmë; ka shumë mundësi që kjo komunë do të mbyllet,” tha Elshani.

Kjo masë vjen pas disa javësh nga mbyllja e komunave të tjera paralele që vepronin në veri të Kosovës.

Qeveria e Kosovës ka thënë vazhdimisht se po përpiqet të vendosë rend dhe ligj, sidomos në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, duke i shuar institucionet paralele serbe.

Katër komunat me shumicë serbe në veri, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, udhëhiqen nga kryetarë shqiptarë prej majit të vitit të kaluar, kur ata morën mandatin nga zgjedhjet lokale që u bojkotuan nga popullata shumicë serbe.

 

Të fundit