Flash News

Kosova

Plan për atentat ndaj Lumir Abdixhikut dhe disa deputetëve të LDK-së? Sqaron policia e Kosovës

Plan për atentat ndaj Lumir Abdixhikut dhe disa deputetëve të

Mediat në Kosovë raportuan sot se po planifikohet një atentat ndaj kreut të LDK-së Lumir Abdixhiku dhe deputetëve të kësaj partie.

Policia ka konfirmuar për Klankosova.tv, dhe sqaron se ka marrë masat e nevojshme lidhur me rastin.

 “Policia e Kosovës, në këtë rast drejtoria kompetente e PK-së, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin/kanosjen në fjalë. Të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, tha Krasniqi.

Edhe nënkryetari i LDK-së, Kujtim Shala ka konfirmuar lajmin , por nuk ka dhënë emrat e deputetëve që ishin pjesë e kësaj liste për atentat, që sipas tij, po përgatitej nga dy organizata.

“Nuk dimë shumë sepse është vetëm fillimi. Informacionet I kemi marrë sot. S’ka të bëj me një aktivitet konkret, por ka të bëj të bëj me një lloj ataku kundër kundërshtarëve politik dhe më saktësisht kundër kundërshtarit politik kryesor sot që është LDK. Mos më kërkoni më shumë”, ka thënë Shala për RTV Dukagjinin.

Të fundit