Flash News

Kosova

Policia e Kosovës sekuestron mbi 90 kg marihuana, dyshohet se u transportua nga Shqipëria

Policia e Kosovës sekuestron mbi 90 kg marihuana, dyshohet se u transportua

Policia kosovare ka goditur një rast të trafikut të drogës. Drejtori i Drejtorisë së Narkotikëve, Reshat Murseli në një konferencë për mediat bëri me dije se u konfiskuan 91 kilogramë marihuanë.

Dyshohet se droga ka hyrë nga Shqipëria dhe u kap në fshatin Konushefc të Podujevës.

Lënda narkotike ishte e fshehur në pako në një automjet me targa gjermane. Policia ka arrestuar një person, ndërkohë dyshon se ka dhe të tjerë të përfshirë.

“Të dyshuarit nuk kanë përfilluar urdhërat policer për ndalje. Hetuesit e kanë përdorur armën zyrtare. Vetura e dyshuar me targa gjermane, i dyshuari është arratisur në këmbë.

Në kontroll të veturës brenda saj ka gjetur 34 paketime me marihuanë me peshë 91 kg. Janë kontrolluar edhe shtëpitë e të dyshuarve dhe është arrestuar një 55 vjeçar. Deri më tani një i dyshuar është i arrestuar, dhe policia është në kërkim të së paku edhe tre të dyshuarve”, u shpreh ai.

 

Të fundit