Flash News

Kosova

Policia gjen sërish armë dhe municione në Mitrovicën e Veriut

Policia gjen sërish armë dhe municione në Mitrovicën e

Policia e Kosovës njofton se ka gjetur sërish armë dhe municione të ndryshme të fshehura në një kotec në oborrin e një shtëpie në pjesën veriore të Mitrovicës. 

Në njoftimin e policisë thuhet se sot pas marrjes së një informate mbi dyshimet se në një lokacion ka armë, njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme ku kanë kryer një kontroll në një lagje afër lumit Ibër përkatësisht tek Shkëmbi i Dudës në qytetin e Mitrovicës Veriore.

Gjatë kontrollit të realizuar në atë pjesë në një kotec pulash policia ka gjetur dhe konfiskuar një armë te gjatë – AK-47, dy karikator të së njëjtës armë me nga 30 fishekë, 473 fishekë të pistoletës, 40 fishekë të armës së gjuetisë, 12) fishekë të kalibrave të ndryshëm të armës së gjatë, një thikë taktike, një komplet i pajisjeve për pastrimin e armës dhe një çantë e zezë, thuhet në njoftim

Të fundit