All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Kosova

Posterat në në Veri, paralajmëron Sveçla: Nëse Vuçiç është nisur drejt Kosovës pa leje, do të arrestohet

All - Paragraf - 1

Posterat në në Veri, paralajmëron Sveçla: Nëse

Postera me fotografinë e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç janë vendosur të dielën në katër komunat e veriut të Kosovës, ku shkruhet mesazhi “Komandant Suprem, ju presim”.

All - Paragraf - 3

Lidhur me këtë fakt, ka reaguar ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili ka paralajmëruar se nëse Vuçiç është nisur drejt Kosovës pa kërkesë, ai do të arrestohet.

“I paskan ngjitur tinëz gjatë natës disa postera në veri të Kosovës. Aty thonë që po e presin presidentin e Serbisë të vijë duke e quajtur atë ‘komandant’. Nëse është nisur pa kërkesë te Ministria jonë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, edhe ne po e presim të vijë dhe mandej mund ta vizitoni në burg, ku ai i ka tashmë disa miq të tij”, ka shkruar ministri në profilin e tij në Facebook.

Kujtojmë se edhe më parë në katër komunat në veri janë shkruar grafitë të ndryshme si provokim për shqiptarët që jetojnë në atë pjesë.

Të fundit