Flash News

Kosova

Predha, granata, automatikë, ekspozohet arsenali i armëve i konfiskuar në Zveçan

Predha, granata, automatikë, ekspozohet arsenali i armëve i konfiskuar

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla njoftoi dje se njësitë e specializuara të Policisë së Kosovës kanë gjetur një sasi të madhe të armatimeve në Zveçan.

Sveçla ka theksuar se ato janë gjetur në “një mjet me targa të Beogradit” dhe “rreth 100 metra larg Komunës së Zveçanit”.

Sot, në Mitrovicë u ekspozua armatimi, i cili u gjet në mjetin tip Audi.

Predha, granata, automatikë, ekspozohet arsenali i armëve i konfiskuar

Konkretisht, sipas mediave të Kosovës u gjetën: 9 zolla, dy lansues, 2 osa, 1 predhë e minahedhësit, 21 granata dore, 20 predha të tromblonit, dy mbushës të barutit, 10 armë të gjata automatike, një revole, një shurdhues i armëve, 51 karikatorë të armëve të gjata, 5 karikatorë të armëve të shkurta, 5,756 fishekë të kalibrit të ndryshëm.

Po ashtu janë sekuestruar 18 koktej molotovi, 17 mjete piroteknike, 14 mjete tymuese, 5 thika ushtarake, 11 jelekë anti plumb dhe jelek taktik, 9 uniforma ushtarake, një palë dylbi, dy maska pambuku për kokë, në maskë kundër helmeve dhe gazrave, një dyshek ushtarak për nevojat e snajperëve 19 emblema të Severna të Brigadës, një telefon ajrorë me sim kartelë dhe me numër, tre radiolidhje me mbushje po ashtu, si dhe një sasi e narkotikëve.

Predha, granata, automatikë, ekspozohet arsenali i armëve i konfiskuar

Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha bëri të ditur se pjesa dërrmuese e armatimit dhe mjeteve shpërthyese janë prodhim i Serbisë.

Predha, granata, automatikë, ekspozohet arsenali i armëve i konfiskuar

“Vlen të theksohet se nga totali i granatave të sekuestruara 15 prej tyre janë të prodhuara në vitin 2021. Dhe nga ekzaminimi preliminar të ekspertëve të eksplozivëve të Policisë së Kosovës ekziston dyshimi i bazuar se lloji i njëjtë i granatave është përdorur gjatë sulmit ndaj KFOR-it më datë 29 maj, në protestën e dhunshme në Zveçan”, tha Hoxha.

Të fundit