Flash News

Kosova

Presidenca reagon pas vendimit të Kushtetueses: Konfirmon se Osmani s’ka shkelur Kushtetutën

Presidenca reagon pas vendimit të Kushtetueses: Konfirmon se Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas vendimit të Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e cila rrëzoi dekretin për shpërndarjen e Kuvendit dhe u dha deputetëve një afat 34-ditor për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Në reagimin zyrtar, Presidenca thekson se mirëpret aktgjykimin dhe se ai konfirmon qëndrimin e saj.

“Presidentja e Republikës së Kosovës e mirëpret aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese si dhe konfirmon se Presidentja Osmani nuk ka bërë asnjë shkelje kushtetuese”, thuhet në reagim.

Sipas Presidencës, Gjykata ka sqaruar qartë rendin e afateve kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit.

“Afati 60-ditor duhet të konsumohet para afatit 30-ditor... dhe se ky afat 30-ditor... është përfundimtar dhe detyrues, si dhe nuk mund të relativizohet”, theksohet më tej.

Në reagim vihet në dukje se Gjykata nuk ka konstatuar asnjë shkelje nga ana e Presidentes, por ka sqaruar përgjegjësinë e Kuvendit.

“Gjykata, në asnjë paragraf të aktgjykimit të saj, nuk ka konstatuar shkelje të Kushtetutës nga ana e Presidentes nuk është dekreti ai që e çon vendin në zgjedhje të reja, por është dështimi i Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit të ri”, thuhet në deklaratë.

Presidenca rithekson se dekreti i Presidentes ka qenë formalizim i situatës së krijuar.

“Dekreti është thjesht formalizim i një situate ekzistuese dhe nuk është dekreti, por është vetë dështimi i Kuvendit që e çon vendin në zgjedhje”, theksohet në deklaratë.

Të fundit