Flash News

Kosova

Presidenti i ri i Kosovës, Kurti sot takohet me Lumir Abdixhikun

Presidenti i ri i Kosovës, Kurti sot takohet me Lumir Abdixhikun

Teksa kanë mbetur edhe disa ditë për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, kryeministri i vendit, Albin Kurti ka nisur takimet me drejtues të partive në opozitë për koordinim parlamentar sa i përket zgjedhjes së presidentit të ri. 

Kreu LVV-së, Albin Kurti njoftoi se do të takohet me udhëheqësin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, për të vazhduar koordinimin parlamentar.

Sakaq, dje Kurti u takua me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza.  

Temë e bisedës ishte zgjedhja e presidentit për çfarë kanë mbetur vetëm edhe 10 ditë kohë në bazë të afateve kushtetuese, bëri të ditur Zyra e Kryeministrit.

Kryetari i PDK-së Bedri Hamza pas takimimit me kryeministrin, Albin Kurti, tha se kjo nuk është çështje vetëm e një partie, por e të gjithëve si përfaqësues të zgjedhur të popullit.

Të fundit