Flash News

Kosova

Presidenti Joe Biden emëron ambasadorin e ri në Kosovë

Presidenti Joe Biden emëron ambasadorin e ri në Kosovë

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka emëruar Jeffrey M. Hovenier për postin e ambasadorit të ardhshëm në Kosovë. Nëse Hovenier do të miratohet nga Senati, do marrë postin e ardhshëm të ambasadorit.

Jeffrey M. Hovenier aktualisht shërben si zëvendës ambasador i Shteteve të Bashkuata në Ankara të Turqisë. Më herët, ai ishte zëvendës shef në detyrë i Misionit dhe ministër këshilltar për Çështjet Politike në Ambasadën amerikane në Berlin të Gjermanisë. Jeffrey M. Hovenier ka shërbyer gjithashtu në misionet e Shteteve të Bashkuara, në Kroaci, Greqi, Panama, Paraguai dhe Peru; në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Ai ka përvojë dhe në Kosovë, pasi ka shërbyer në ekipin e të Dërguarit të Posaçëm të OKB për statusin politik, Martti Ahtisaari. Në vitin 2018, ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e nderoi atë me Medaljen Presidenciale Jubilare për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, “për kontributin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.

Nominimin e ambasadorit të ri e ka uruar edhe ambasadori aktual i SHBA-së në Kosovë, Philip S. Kosnett, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Urime kolegut dhe mikut tim Jeff Hovenier për nominim e tij si Ambasadori i ardhshëm i SHBA në Kosovë”, ka shkruan Kosnett.

Presidenti Joe Biden emëron ambasadorin e ri në Kosovë

Të fundit