Flash News

Kosova

Presidenti slloven kërkon liberalizimin e vizave për Kosovën: Tejkaloni mosmarrëveshjet me Serbinë

Presidenti slloven kërkon liberalizimin e vizave për Kosovën:

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor i ka kërkuar BE-së liberalizimin e vizave për Kosovën. Ai ka shprehur mbështetjen për integrimin e Kosovës. Këto deklarata, Pahor i bëri në një konferencë të përbashkët me preisdenten Vjosa Osmani.

Pahor ka kërkuar të tejkalohet gjitha mosmarrëveshjet në dialogun Kosovë-Serbi dhe të vazhdohet tutje për arritjen e marrëveshjes finale. Ai deklaroi se dialogu duhet të bëhet një hap më tej tek çështja e personave të zhdukur.

“Kushti i parë është t’i besohet dialogut dhe respektohen marrëveshjet. Në të dyja këto çështje Sllovenia është mbështetëse edhe më tutje. Sllovenia e mbështet edhe perspektivën euroatlantike të Kosovës. Duhet të tejkalohen mosmarrëveshjet në dialog dhe të ndikojmë në Bashkimin Evropian”, deklaroi ai. 

 

 

Të fundit