Flash News

Kosova

Presidentja Osmani del nga spitali, kjo është gjendja e saj shëndetësore

Presidentja Osmani del nga spitali, kjo është gjendja e saj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dalë nga spitali ku po trajtohej pas një ndërhyrje kirurgjike.

Për Gazetën Express, këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina ka thënë se ajo është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Presidentja Osmani me rekomandimin e mjekëve, sot doli nga spitali në gjendje shumë të mirë shëndetësore”, ka thënë ai për gazetën.

Kupina ka thënë se Osmani do ta vazhdojë trajtimin në banesë deri në shërim të plotë.

Gjithashtu, ka sqaruar se detyrat e saj, presidentja do të vazhdojë t’i kryejë nga banesa.

Ajo po e vazhdon terapinë në banesën e saj prej nga po i kryen detyrat dhe përgjegjësitë e presidentes”, ka thënë ai.

Presidentja i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjike për heqjen e tëmthit më 2 nëntor.

 

 

Të fundit