Flash News

Kosova

Prindërit vizitojnë ish-presidentin Thaçi në paraburgim në Hagë

Prindërit vizitojnë ish-presidentin Thaçi në paraburgim

 

Prindërit e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, e kanë vizituar në Hagë, qendrën e paraburgimit në Gjykatën Speciale.

Thaçi ka hyrë në vitin e katërt të qëndrimit në paraburgim.

Ish-presidenti u dërgua në nëntor të vitit 2020, bashkë me tre ish-udhëheqës të tjerë politikë e ushtarakë të UÇK-së si Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Aktakuza i bën përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin për një sërë krimesh që pretendohet se janë kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999.

Të fundit