Flash News

Kosova

Prishtina 'vishet' kuqezi për 28 Nëntorin

Prishtina 'vishet' kuqezi për 28 Nëntorin

Prishtina ka hyrë zyrtarisht në atmosferën e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit kombëtar, një prej datave me simbolikën më të fortë për shqiptarët. Që në orët e para të mëngjesit, ekipet e shërbimeve publike kanë nisur vendosjen e flamujve kombëtarë dhe atyre shtetërorë të Republikës së Kosovës në hapësirat kryesore të qytetit.

Sheshet “Zahir Pajaziti”, “Nënë Tereza” dhe “Skënderbeu”, së bashku me bulevardin që i lidh, janë zbukuruar me qindra flamuj, duke krijuar një pamje të gjallë dhe festave të nëntorit. Rrugicat përreth qendrës, po ashtu, po marrin ngjyrat kuqezi, ndërsa qyteti përgatitet për programin e aktiviteteve që tradicionalisht shënojnë këtë ditë.

28 Nëntori, që shënon shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912, vazhdon të mbetet një ditë e bashkimit emocional për shqiptarët kudo, dhe Prishtina duket e gatshme ta presë si çdo vit me krenari dhe entuziazëm.

Të fundit