Flash News

Kosova

Prishtinës i soset durimi: Edhe pritja ka një fund. Nëse KFOR-i nuk i largon barrikadat, do t’i heqim vetë

Prishtinës i soset durimi: Edhe pritja ka një fund. Nëse KFOR-i

Sot është dita e 14-të, që serbët kanë bllokuar qarkullimin në veri të Kosovës me vendosjen e barrikadave. Prishtinës zyrtare po i mbaron durimi dhe ka paralajmëruar se nëse nuk i heq KFOR-i, do t’i largojnë vetë.

“Ata (KFOR) kanë kërkuar një kohë që ata vetë të bëjnë largimin e barrikadave. Ne tani po presim që atë angazhimin e tyre ta realizojnë. Ne kemi policë të bllokuar në Jarinjë dhe Bërnjak, ditët që po numërohen, po u vije fundi. Besoj që KFOR-i dhe faktori ndërkombëtar po angazhohen që këtë ta bëjnë sa më shpejt.

Por, për hir të një stabiliteti më të madh, ne po presim që kjo të bëhet nga vetë ata që kanë vendosur barrikadat apo KFOR-i. Por, pritja e ka fundin e saj. Nëse kjo nuk ndodh, kemi kapacitete për ta bërë vet”, tha ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ndërkohë, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX ka bërë të ditur se janë duke e monitoruar nga afër situatën në veri të Kosovës.

Bashkimi Evropian bëri dje thirrje për heqjen e barrikadave nga pjesa veriore e Kosovës dhe tha se është i angazhuar në lehtësimin e shtendosjes së situatës në këtë pjesë.

 

Të fundit