Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Komisioni i Përbashkët i Kosovës dhe Serbisë për personat e zhdukur duhet të ofrojë mbështetje politike për grupet punuese, në mënyrë që të identifikohen varreza masive apo individuale, përmes ofrimit ose shkëmbimit të informacioneve, thotë për Radion Evropa e Lirë Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë.
“Ky komision duhet të jetë pikë lidhëse mes grupeve punuese dhe njerëzve që kanë informacione për lokacionet e varrezave. Kjo është më e rëndësishmja – gjithçka tjetër është më pak e rëndësishme”, thotë ai.
Më 22 janar, Kosova dhe Serbia mbajtën takimin e parë të Komisionit të Përbashkët për personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë, i cili udhëhiqet nga kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç.
Ky komision u parapa me Deklaratën për Personat e Zhdukur, të cilën, në maj të vitit 2023, e miratuan kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në kuadër të dialogut në nivel politik.
Deklarata është pjesë e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, e bazuar në një propozim t Bashkimit Evropian.
Ajo i obligon palët që të mundësojnë qasje në të gjitha dokumentet që posedojnë, përfshirë edhe ato të klasifikuara si konfidenciale.
Andin Hoti, i cili është në krye të Komisionit për Persona të Zhdukur të Qeverisë së Kosovës, tha se do të vazhdojë të insistojë në zbatimin e plotë të Deklaratës për Personat e Zhdukur, përfshirë edhe qasjen në dokumentet konfidenciale.
Përmes një shkrimi në Facebook, ai tha se pala kosovare do të kërkojë, gjithashtu, zbatim të kërkesës zyrtare për qasje në arkivat e Serbisë, drejtuar presidentit të Serbisë, Vuçiç, lidhur me komandën e shpërbërë të Brigadës së Motorizuar 37 të ish-Ushtrisë Jugosllave, si dhe përshpejtim të identifikimit të lokacioneve prioritare.
Radio Evropa e Lirë kontaktoi më 23 janar edhe Velko Odalloviçin nga Komisioni për Persona të Zhdukur i Qeverisë së Serbisë, por ai nuk u deklarua për çështjet në të cilat do të insistojë pala serbe.
Odalloviç ka deklaruar më herët se Kosova nuk u është përgjigjur kërkesave të Serbisë për gjurmimin e lokacioneve të caktuara – pretendime që janë mohuar nga autoritetet kosovare.
Cili është qëllimi i Komisionit të Përbashkët?
Bashkimi Evropian njoftoi më 23 janar se qëllimi i Komisionit të Përbashkët është mbikëqyrja e zbatimit të Deklaratës për Personat e Zhdukur, me synim zbardhjen e fatit të tyre, përfshirë edhe rastet e zhdukjeve me dhunë.
Në dhjetor të vitit 2024, kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë u pajtuan edhe për rregulloren e punës së Komisionit të Përbashkët për personat e zhdukur.
Sipas BE-së, në përputhje me këto rregulla, Komisioni i Përbashkët do të mbështesë punën e Grupit Punues për personat e zhdukur, i cili udhëhiqet nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq.
Kjo mbështetje do të përfshijë lehtësimin e aktiviteteve të palëve, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të mundshme dhe shqyrtimin e përparimit të arritur.
BE-ja thekson se, si ndërmjetësuese në dialog, por edhe Kosova, Serbia apo Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq mund t’i drejtohen Komisionit të Përbashkët për çdo çështje që lidhet me zbatimin, interpretimin apo aplikimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur.
Kjo përfshin edhe rishikimin dhe përditësimin e rregullave të punës dhe kornizës së përgjithshme të Grupit Punues, në rast se palët nuk arrijnë konsensus.
Komisioni do t’i shqyrtojë këto çështje brenda mandatit të tij dhe në përputhje me rregulloren e miratuar.
Çdo vendim lidhur me çështjet kontestuese, të cilat Grupi Punues ia dërgon Komisionit të Përbashkët, do t’i kthehet sërish Grupit Punues për miratim dhe zbatim.
Bislimi tha se tani mbetet që përfaqësuesit e delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë të takohen “në javët në vijim për të përcaktuar prioritetet e para të punës së Komisionit”.
Petkoviç shfaqi shpresën se proceset për gjetjen e personave të zhdukur do të përshpejtohen.
Deri më tani, Kosova dhe Serbia kanë akuzuar shpesh njëra-tjetrën për mungesë bashkëpunimi dhe për bllokim të procesit të kërkimit të personave të zhdukur.
Këto përplasje kanë ndikuar edhe në ngadalësimin e punës së Grupit Punues për personat e zhdukur, i cili është themeluar në vitin 2004 nën mbikëqyrjen e përfaqësuesit të posaçëm të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Kosovën.
Pritjet nga puna e Komisionit të Përbashkët
Bashkimi Evropian deklaroi se ka pritje të mëdha që Komisioni i Përbashkët të japë një kontribut të rëndësishëm në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur dhe të ndihmojë në “mbylljen e një kapitulli të dhimbshëm për familjet që prej vitesh presin përgjigje”.
Megjithatë, Bekim Blakaj, nga Fondi për të Drejtën Humanitare, shprehet skeptik për punën e këtij komisioni, pasi, sipas tij, palëve u është dashur shumë kohë për t’u pajtuar rreth mënyrës së funksionimit të tij
“Pika që lidhet me hapjen e dosjeve nga arkivat, nuk do të zbatohet lehtë. Nuk besoj se do të ketë ndonjë përparim real”, thotë ai.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas miratimit të Deklaratës për Personat e Zhdukur, ka deklaruar se është i gatshëm t’i hapë arkivat që mund të çojnë në gjetjen e personave të zhdukur, duke shtuar se të njëjtën gjë e pret edhe nga autoritetet e Kosovës.
Në Kosovë, ende nuk dihet se ku ruhen dokumentet e rëndësishme të luftës, ndonëse çështja e hapjes së arkivave ushtarake është ngritur nga të dyja palët në kuadër të dialogut që në shtator të vitit 2021.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti – tani në detyrë – ka deklaruar atëkohë se në Arkivin Qendror të Kosovës ekzistojnë prova dhe materiale të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por kjo është mohuar nga vetë ky institucion.
Sipas Blakajt, politikanët po luajnë me ndjenjat e familjeve të personave të zhdukur, të cilave, pas çdo marrëveshjeje apo dakordimi, u ringjallet shpresa se do të zbardhet fati i më të dashurve të tyre.
Ai shton se shpresë jep fakti që Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve – në kuadër të së cilës është miratuar edhe Deklarata për Personat e Zhdukur – është juridikisht e detyrueshme për Bashkimin Evropian.
Aneksi për zbatimin e saj është përfshirë edhe në kornizën negociuese të Kosovës dhe Serbisë në procesin e integrimit evropian.
“Komisioni do të mbikëqyret nga Komisioni Evropian, i cili ka mundësi të përdorë masa ndëshkuese nëse njëra apo të dyja palët nuk i respektojnë marrëveshjet. Shpresoj që këta mekanizma të përdoren nëse mungon vullneti për përmbushjen e mandateve dhe për ndarjen e informacioneve për varrezat”, thotë Blakaj.
Gjatë luftës në Kosovë më 1998-1999 u vranë rreth 13 mijë persona, ndërsa rreth 6 mijë u zhdukën – shumica prej tyre shqiptarë. Kërkimet për rreth 1.600 persona vazhdojnë ende.
Në varrezat masive në Serbi janë gjetur qindra trupa të shqiptarëve të Kosovës të vrarë dhe në Kosovë janë kthyer rreth 1.000 mbetje mortore.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38