Flash News

Kosova

Profesori amerikan: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, më i rëndësishëm se ai në OKB

Profesori amerikan: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, më i

Edward P. Joseph, profesori i njohur i politikës së jashtme nga Universitetit John Hopkins i Uashingtonit ka deklaruar se për Kosovën është shumë më i rëndësishëm anëtarësimi në NATO sesa në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB).

I pranishëm në Pearson Institute në Çikago, Joseph tha se loja merr fund në momentin që sigurohet rruga për anëtarësimin e Kosovës dhe sigurohet heqja e bllokadës, meqë Serbia s’ka ndonjë mundësi për të penguar anëtarësimin e Kosovës në NATO.

“Hapja e rrugës për anëtarësim në NATO për Kosovën. Në momentin që rruga sigurohet dhe hiqet veto dhe bllokada, pastaj është lojë e humbur. Serbia s’ka mundësi të bllokojë”, ka thënë ai.

”Dhe mundësia që Rusia dhe Kina të bllokojnë Kosovën në Kombe të Bashkuara është në thelb e pakuptimtë. Sepse anëtarësimi në NATO është shumë më shumë e rëndësishme për Kosovën, siç e dëgjuat edhe nga z.Haradinaj”, ka thënë Edward Joseph.

Profesori i shquar Joseph ka thënë se vetëm shtrimi i rrugës për anëtarësimin e Kosovës në NATO do të mbyllte problemin mes Kosovës dhe Serbisë, pasi që sipas tij “strategjia e Serbisë s’do të vlente më”.

Të fundit