Flash News
Aksident i trefishtë në Elbasan, plagoset tre persona
Vrasja e Vishës/ Gjenden 12 gëzhoja brenda makinës, autorët u larguan me “Porsche”
GJKKO kthen për hetim në SPAK çështjen e deputetit Asllan Dogjani
Paraqitet në SPAK kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla
Vrasja në Kamëz, dyshohet për motive hasmërie
Gjykata Speciale në Hagë ka ngritur aktakuzë të re kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaci.
Aktakauza ka të bëjë me dyshimin për pengim të drejtësisë dhe se ka arrestuar tre të dyshuar të tjerë për pengim të personave zyrtarë dhe mosbindje ndaj gjykatës.
“Thaçi ndodhej në Objektin e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës kur iu dorëzua një fletë-arrestim dhe ndaj tij janë ngritur tre akuza për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, tre akuza për shkelje të fshehtësisë së procedurës, dhe katër akuza për mosbindje ndaj gjykatës”, tha Prokuroria.
E njëjta masë u mor edhe ndaj tre ish-zyrtarëve të tjerë dhe një personi tjetër, të cilën i akuzon për ndikim mbi dëshmitarët.
Në një njoftim për media Dhomat e Specializuara të Kosovës thanë se një gjykatëse e ka pranuar kërkesën e prokurorëve për aktakuzë kundër Thacit dhe ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ish-shefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencës, Bashkim Smakaj, ish-kryetarit të Malishevës, Isni Kilaj, dhe Fadil Fazliun.