Flash News

Kosova

Prokuroria ka edhe 72 dëshmitarë për çështjen e 4 ish-krerëve të UÇK-së

Prokuroria ka edhe 72 dëshmitarë për çështjen e 4

Ekipi i prokurorëve ka edhe 72 dëshmitarë për të përmbyllur çështjen e katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të akuzuar për bashkëveprim në krime lufte.

Megjithatë, Zyra e Prokurorit të Dhomave të Specializuara pritet të vendos në mars nëse do të thërras dëshmitarë shtesë, në rastin e ish-krerëve të lartë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit. 


Për 72 dëshmitarët e mbetur, zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, Angela Grip, i ka thënë Radio Kosovës se në konferencat e ardhshme statusore do të vendoset se sa prova do të pranohen me shkrim dhe sa dëshmitarë duhet të paraqiten në gjykatë, përderisa avokati i viktimave gjithashtu do të paraqes rastet e tyre.


“Prokurori specialist, natyrisht, mund të vendosë edhe heqjen e dëshmive shtesë. Së pari, dhe më kryesorja, ekipet e mbrojtjes do të pyeten nëse duan të paraqesin një kërkesë për heqjen e disa ose të gjitha akuzave”, ka thënë Griep.

Zyra e Prokurorit të Dhomave të Specializuara në Hagë kishte paraqitur një listë të dëshmitarëve të prokurorisë me 323 dëshmitarë nga të cilët deri më tani kanë dëshmuar, 110 persona në sallën e gjykatës apo kanë qenë në dispozicion për t’u marrë në pyetje.  

Të fundit