Flash News

Kosova

Pronarët e lokaleve në Kosovë kundër masave kufizuese: Nëse nuk reagojnë, të hënën protestë të madhe

Pronarët e lokaleve në Kosovë kundër masave kufizuese:

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës protestoi të shtunën kundër kufizimeve të vendosura nga qeveria.

Ata zhvilluan një protestë simbolike para lokaleve të tyre, duke goditur tenxhere dhe lugë.

Kryetari i Shoqatës Petrit Kllokoqi e konsideroi të papranueshme marrjen e masave të reja.

“Nuk jemi kundër shtetit ose qeverisë. Presim një pako të veçantë për sektorin e gastronomisë. Nga ndihmat e qeverisë kanë përfituar edhe barnatoret, të cilat kanë punuar, kurse ne kemi qenë tërësisht të mbyllur”, tha Kllokoqi.

Sipas tij, nëse Qeveria e Kosovës nuk do të ndihmojë sektorin e gastronomisë, të hënën do të ketë protestë edhe më të madhe para qeverisë.

Të fundit