Flash News

Kosova

Propozimi për çështjen e targave, BE në pritje të përgjigjes nga Kosova

Propozimi për çështjen e targave, BE në pritje të

Bashkimi Evropian është në pritje të përgjigjes së Kosovës pas propozimit të bërë lidhur me çështjen e targave serbe. Propozimi iu prezantua dje kryenegociatorit të Kosovës për dialog, Besnik Bislimi nga i dërguari i Posaçëm Miroslav Lajçak, gjatë takimit të tyre në Bruksel.

Por se çfarë parashikon propozimi i BE-së ende nuk është bërë publike. Bislimi tha se “ka elemente që i kemi diskutuar për mundësinë për dalje nga kriza, por nuk ka dakordim”.

Qeveria e Kosovës nga 1 nëntori ka nisur zbatimin e planit të saj për riregjistrimin e makinave me targa serbe, në RKS, Republika e Kosovës.

Faza e dytë do të zbatohet nga 21 nëntori dhe parashikon gjoba deri në 150 euro për të gjithë shoferët e automjeteve me targa serbe.

Qeveria e Kosovës do që këto automjete të riregjistrohen me targa të Republikës së Kosovës, RKS, por Serbia kundërshton, duke këmbëngur në targa neutrale ndaj statusit të Kosovës.

 

Të fundit