Flash News

Kosova

Protestuesit serbë tentojnë të hyjnë me dhunë në komunën e Leposaviqit

Protestuesit serbë tentojnë të hyjnë me dhunë në

Situatan në veri të Kosovës është tensionuar sërish. Protestuesit serbë kanë tentuar të hyjnë me dhunë në komunë e Leposaviqit.

Ushtarët e KFOR kanë arritur t’i ndalojnë, megjithatë situata mbetet e tensionuar. Serbët kanë kundërshtuar hyrjen e kryetarit të zgjedhur Lulzim Hetemi në ambientet e komunës.

Brenda komunës ndodhen ministri për Komunitete, Elbert Krasniqi dhe se duhet të hyjë brenda edhe nënkryetarja e kësaj komune, Dragana Miletiq.

Serbët u organizuan dhe kaluan kordonin e ushtarëve hungarezë, por u ndlauan nga të tjerët që qëndronin në hyrje të komunës.

Të fundit