Flash News

Kosova

Pse Korporata Energjetike e Kosovës mori energji nga Shqipëria edhe kur s’kishte nevojë

Pse Korporata Energjetike e Kosovës mori energji nga Shqipëria edhe

Korporata Energjetike e Kosovës e ka shkelur marrëveshjen që e kishte nënshkruar me Korporatën Elektroenergjetike të Shqipërisë për shkëmbimin/depozitimin e energjisë elektrike.

Zyra e Rregullatorit për Energji ka gjetur se KEK ka kërkuar energji nga KESH edhe kur s’ka pasur nevojë dhe se energjinë e pranuar më pas e ka ofruar në treg të lirë. Për këtë shkelje dhe disa të tjera, KEK është gjobitur me 3.2 milionë euro.

Raporti i monitorimit i Zyrës së Rregullatorit për Energji lidhur me procesin e shit-blerjes së energjisë elektrike nga KEK ka nxjerr në pah shkeljet e shumta që ka bërë kjo ndërmarrje.

E para shkelje që renditet në këtë raport, lidhet me marrëveshjen për shkëmbimin/depozitimin e energjisë ë elektrike me Korporatën Elektroenergjetike të Shqipërisë (KESH).

Aty thuhet se KEK kishte kërkuar energji nga KESH edhe kur s’kishte pasur nevojë dhe më pas energjinë e pranuar e kishte ofruar në treg të lirë.

“KEK ka kёrkuar energji nga KESH edhe atёherё kur nuk ka pasur nevojё pёr FSHU dhe energjinё e pranuar nga KESH e ka ofruar nё treg tё lirё. Njё veprim i tillё bie nё kundёrshtim me Nenin 1 tё Marrёveshjes pёr shkёmbim/depozitim tё energjisё elektrike nё mes Korporatёs Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) dhe Korporatёs Energjetike tё Kosovёs (KEK)”, thuhet në Raportin e Monitorimit të ZRRE.

Gazeta Express ka pyetur në KEK lidhur me arsyet pse është vepruar kështu, por s’ka marrë përgjigje. Për gjetjet e ZRRE’së, kanë heshtur edhe nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare.

Në pyetjet e gazetës nëse kanë komunikuar me KEK’un për këtë çështje dhe se a do ta vazhdojnë marrëveshjen edhe pas kësaj shkelje, KESH s’ka kthyer përgjigje.  

Pse Korporata Energjetike e Kosovës mori energji nga Shqipëria edhe

 

Të fundit