Flash News

Kosova

Pse nuk mbështeti Vjosa Osmanin? Kurti: Nuk na garantonte kuorumin në Kuvend

Pse nuk mbështeti Vjosa Osmanin? Kurti: Nuk na garantonte kuorumin në

Presidentja në detyrë Vjosa Osmani nuk gjeti mbështetje për një mandat të dytë, pasi nuk siguroi votat e mjaftueshme në Kuvend.

Duke folur për mediat, Albin Kurti tha se e ka ditur që as Osmani dhe as propozimi për Glauk Konjufcën, nuk do të garantonin kuorumin.

“Ne jemi përpjekur që ta gjejmë figurën konsensuale dhe shtegun për propozime partiake e nisi PDK-ja, ne nuk ishim për atë. Por, kur na u tha neve që mund të japim, ne erdhën te emri i Glak Konjufcës, që mendojmë se ka qenë vendim i duhur. Ne e kemi ditur paraprakisht që as presidentja aktuale, as presidenti potencial nuk na e garantojnë kuorumi. E kemi ditur. Kjo u pa mbrëmë me ata 66 deputetë. Dhe në këtë situatë ne kemi bashkëpunuar me partitë tjera. Dhe kjo është arsyeja kryesore pse ne kemi vepruar ashtu siç kemi vepruar dhe në fund erdhëm në situatën ku nuk ishte kandidatë edhe presidentja aktuale”, deklaroi Kurti.

 

Të fundit