Flash News

Kosova

Qëlluan me armë zjarri në drejtim të Policisë së Kosovës në Veri, arrestohen 5 persona

Qëlluan me armë zjarri në drejtim të Policisë së

Qëllojnë me armë zjarri në drejtim të Policisë së Kosovës disa persona sot në orët e para të mëngjesit në afërsi të Çeçevës, në Zubin Potok.

Rastin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori Rajonal i Policisë së Mitrovicës, Veton Elshan për Gazetën Express.

Sipas Elshanit, janë arrestuar pesë persona, katër serbë dhe një shqiptar, dhe se një tjetër është në kërkim.

Sot në orët e para të mëngjesit në rrethinën e Komunës së Zubin Potokut, Policia ka hasur në një furgon dhe disa vetura të cilat besohej se kontrabandonin mallra. Gjatë tentimit për ndalim, ka pasur shkëmbim me armë zjarri, por nuk ka të plagosur.

Pesë persona janë arrestuar, katër serbë dhe një shqiptar, dhe një është në kërkim, ndërsa janë konfiskuar një furgon dhe tri vetura. Brenda furgonit janë gjetur cigare të kontrabanduara. Rasti ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit”, ka thënë Elshani. 

Të fundit