Flash News

Kosova

Qeveria e Kosovës jep 100 euro ndihmë për pensionistët, punonjësit dhe studentët

Qeveria e Kosovës jep 100 euro ndihmë për pensionistët,

Kosova do të japë nga 100 euro ndihmë për pensionistët , punonjësit e sektorit publik dhe privat, si edhe për studentët.

Masat e reja të miratuara nga qeveria ia ka prezantuar kryeministrit Albin Kurti, i cili deklaroi se totali i paketës së shpërndarë do të jetë rreth 100 milionë euro.

“Sot po prezantojmë masat e reja në kuadër të Pakos. Kështu që në muajin prill po dyfishojmë vlerën e asistencës sociale për të gjitha familjet që përfitojnë nga kjo asistencë. Pensionisteve do t’ua ndajmë nga 100 euro shtesë për muajin prill, ku nga kjo do të përfitojnë ata që marrin pension bazik, kontribut pagues, për aftësi të kufizuara, të veteranit, e kështu me radhë. Për herë të parë do të mbështesim me shumë të menjëhershme prej 100 euro të gjithë punëtorët e sektorit privat, pra rreth 300 mijë punonjës. Po ashtu, kjo shumë do të ndahet edhe për 80 mijë zyrtarët publik. Studentët do t’i përkrahim me shumë të menjëhershme prej 100 euro, ku do të përfitojnë 80 mijë studentë”, tha Kurti.

Kurti paralajmëroi edhe rritjen e pagës minimale, në 264 euro bruto ose 250 euro neto, si edhe heqjen e tatimit për 250 euro pagë.

“Përveç kësaj, nesër në mbledhjen e Qeverisë do të miratojmë Projektligjin që i hap rrugën rritjes së pagës minimale në 264 euro bruto apo 250 euro neto dhe heqjen e tatimit për 250 euro pagë. Pra, edhe do ta rrisim pagën minimale edhe do ta lirojmë nga tatimi”, shtoi Kurti.

Të fundit