Flash News

Kosova

Qeveria e Kosovës miraton vendimin per largimin e ngjitësve nga makinat me targa serbe

Qeveria e Kosovës miraton vendimin per largimin e ngjitësve nga

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për largimin e regjimit të letër ngjitësve/stikerave për veturat me targa të Serbisë.

Në njoftim për media, Qeveria thotë se heqja e tyre është akt i fqinjësisë së mirë dhe vjen pas njohjes së plotë të targave të Republikës së Kosovës nga Serbia.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin për largimin e regjimit të letër ngjitësve/stikerave për veturat me targa të Serbisë. Vendimi hyn në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare”, thuhet në njoftim.

Kujtojme se nga e hëna e 1 janarit, veturat me targa RKS – Republika e Kosovës – po lëvizin lirshëm në territorin e Serbisë.

Të fundit