Flash News

Kosova

Qeveria e Kosovës tjetër fond për rimëkëmbjen ekonomike, Hoti paralajmëron paketë të re prej 182 milionë euro

Qeveria e Kosovës tjetër fond për rimëkëmbjen

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka zhvilluar takim virtual me anëtarët e Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime në Kosovë, ku u ka kërkuar të dakortësohen për paketën e rimëkëmbjes ekonomike për vitin 2021, në shumën prej 182 milionë eurove.

Ai ka kërkuar edhe një pako të re fiskale, e cilat pritet të finalizohen në fillim të vitit të ardhshëm. Hoti ka theksuar se pavarësisht krizës së krijuar nga pandemia, qeveria do te jetë në ndihmë të biznesit.

Gjatë muajit tetor qeveria e Kosovës dha 87 milionë euro, prej të cilave 60 milionë i janë shpërndarë bizneseve.

Të fundit