Flash News

Kosova

Qeveria e Kosovës ‘zbut’ vendimin për targat, afat deri më 21 prill 2023

Qeveria e Kosovës ‘zbut’ vendimin për targat, afat deri

Qeveria e Kosovës e ka ‘zbutur’ vendimin për konvertimin e targave ilegale serbe në ato RKS.

Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e qeverisë ka deklaruar se vendimi i Qeverisë së Kosovës për targat mbetet në fuqi, megjithatë janë bërë disa ndryshime

Ai propozoi shkallëzimin e sanksioneve për të gjithë ata që nuk konvertojnë targat ilegale serbe në ato të Republikës së Kosovës.

kështu, nga 1 nëntori deri më 21 nëntor do të vlejë masa e qortimit, nga 21 nëntori deri më 21 janar do të jetë në fuqi masa e gjobitjes, dhe nga 21 janari deri më 21 prill do të ketë targa provuese.

“Targat PR, KM, PZ, GL, UR, PE, apo GJA janë targa ilegale. Qeveria përmes vendimit ka obliguar pronarët e mjeteve me targa ilegale që të njëjtat t’i kthejnë në targa zyrtare RKS”.

“Ne kemi zhvilluar diskutime edhe të brendshme edhe me ministrinë elinjës dhe organet e tjera të sigurisë dhe kemi ardhur në përfundim që të sjellim për propozim një vendim që bën sekuencim dhe shkallëzim të sanksioneve me rastin e zbatimit të këtij vendimi. Më konkretisht për tri javë duke filluar nga data 1 nëntor deri më 21 nëntor masa do të jetë e qortimit, nga 21 nëntori për dy muaj deri më 21 janar do të jetë masa e gjobitjes, dhe nga 21 janari do të kemi targa provuese për dy muaj të tjerë deri me 21 prill. Nga 21 prilli nuk mund të ketë, sepse nuk mund të lejohen targa të tjera në Republikën e Kosovës”, ka deklaruar Kurti.

Afati për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia skadon më 31 tetor. 

Të fundit