Flash News

Kosova

Qeveria merr vendimin, nga sot automjetet me targa serbe nuk do të hyjnë në Kosovë

Qeveria merr vendimin, nga sot automjetet me targa serbe nuk do të

Duke nisur nga sot, Kosova nuk do të lejojë automjetet me targa serbe të hyjnë në territorin e saj. Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin e reciprocitetit ndaj Serbisë sa i përket targave të automjeteve.

Vendimi mban firmën e ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla. Automjetet duhet të pajisen me targa të përkohshme për të hyrë në të gjitha pikat e kalimit kufitar të Republikës së Kosovës.

Në vendim thuhet se vlefshmëria e këtyre targave të përkohshme është 60 ditë dhe do të kushtojnë 5 euro. Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në pikat kufitare me Serbinë janë shtuar forcat e policisë për të mbikëqyrur zbatimin e këtij vendimi. 

Qeveria merr vendimin, nga sot automjetet me targa serbe nuk do të

Të fundit