Flash News

Kosova

Rama ‘kokë me kokë’ me Kurtin në Tiranë, qeveria e Kosovës zbardh takimin

Rama ‘kokë me kokë’ me Kurtin në Tiranë, qeveria

Zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka zbardhur detaje lidhur me takimin e paparashikuar të kryeministrit Albin Kurti me homologun e tij shqiptar Edi Rama këtë mesditë në Tiranë.

Në një reagim për Telegrafin, ai tha se dy kryeministrat kanë folur për çështjet e politikave publike e qeveritare dhe socio-ekonomike në Kosovë e Shqipëri.

Në këtë takim dy kryeministrat kanë folur për çështjet e politikave publike e qeveritare dhe socio-ekonomike në Kosovë e Shqipëri, me theks të veçantë në sfidat energjetike dhe shkëmbimin që po bëjnë KEK me KESh”, ka thënë Kryeziu.

Kujtojmë se Kurti u largua në mes të konferencës për mediat pas takimit me Këshillin Grevist, duke u thënë gazetarëve se i duhet të shkojë në një takim urgjent në Tiranë.

Të fundit