Flash News

Kosova

Rama me shifra, Kurti me patriotizëm: Shqipërinë dhe Kosovën nuk e lidh interesi

Rama me shifra, Kurti me patriotizëm: Shqipërinë dhe Kosovën

Kryeministri Albin Kurti ka vënë theksin te mbështetja që i ka dhënë Shqipëria-Kosovës, duke mirëpritur qytetarët që u larguan nga lufta. Ai e evidentoi këtë çështje pasi sot është Dita e Refugjatëve.

Ndryshe nga Rama që gjatë deklaratave të tij e vuri theksin te shifrat që lidhen me bashkëpunimin, Kurti theksoi se Shqipërinë dhe Kosovën nuk i bën bashkë interesi, por se është në interes të tyre të rrijnë bashkë.

Kështu deklaroi kreu i qeverisë së Kosovës në konferencën e përbashkët me homologun Edi Rama në Prishtinë.

“Të përbashkuar si sot rreth nevojës për barazi, drejtësi dhe mirëqenie. Kur kremtojmë 12 qershorin nuk mund të mos kujtojmë rolin që ka pasur Shqipëria dhe të përkujtojmë luftëtarët që iu bashkuan luftës për liri.

Kur kujtojmë ditën e refugjatëve nuk mund të mos jemi falënderues për familjet shqiptarë që na pritën në pranverën e 1999. Vendet tona nuk i bën bashkë vetën interesi, por është në interesin tonë të rrijmë bashkë”, tha Kurti.

 

Të fundit