Flash News

Kosova

Ramush Haradinaj dorëhiqet nga drejtimi i AAK-së

Ramush Haradinaj dorëhiqet nga drejtimi i AAK-së

Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njoftoi ai gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të partisë.

Haradinaj tha se vendimi lidhet me disa arsye, përfshirë rezultatet e zgjedhjeve dhe kohën e gjatë në krye të partisë. Ai njoftoi se nuk do të kandidojë për kryetar në zgjedhjet e brendshme të partisë që fillojnë më 20 shkurt.

“Procesi zgjedhor fillon nga 20 shkurti. Është risi ose ndryshim sepse nuk do të kandidoj për kryetar të Aleancës në këto zgjedhje të brendshme. I kam treguar edhe disa arsye, ua shpjegoj edhe ju. Një arsye është koha e gjatë, arsyeja e dytë është rezultati zgjedhor. Po ashtu është edhe besim që kam në kuadrin e Aleancës”, tha Haradinaj.

 

Të fundit