Flash News

Kosova

Ramush Haradinaj uron Vetëvendosjen: Rezultatet përputhen me pritshmëritë tona

Ramush Haradinaj uron Vetëvendosjen: Rezultatet përputhen me

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje pas rezultateve të para, ku kjo parti del fituese.

“Duhet falënderuar të gjithë mekanizmat për këto zgjedhje, dhe qytetarët për një pjesëmarrje pasi që ka qenë kohë e vështirë. Përpos Exit Polleve një trend i votës shihet se është kah VV-ja dhe konstatohet një fitore e tyre dhe shfrytëzojë rastin ta uroj edhe fitoren e VV-së, rezultatet përputhen me pritshmëritë tona.

Nga rezultatet e deritanishme që na vijnë nga KQZ, jemi tek rezultati 10%. E dimë që ky proces kaq i mirë tani ndodhet në përgjegjësinë e komisionerëve dhe vëzhguesve”, - tha Haradinaj.

Të fundit