Flash News

Kosova

Raporti i KE, nga 1 janari Kosova pa viza

Raporti i KE, nga 1 janari Kosova pa viza

Në takimin e kolegjit të 27 komisionarëve evropianë të mërkurën, më 8 nëntor, u miratua paketa e zgjerimit, së bashku me raportet individuale të progresit për të gjitha shtetet e përfshira në këtë proces.

Për herë të parë, raportet e progresit u miratuan për dhjetë shtete që janë në këtë proces. Raportet u miratuan për gjashtë shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor – Kosova, Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnje e Hercegovina dhe Mali i Zi – dhe për Moldavinë, Gjeorgjinë e Ukrainën.

Në raport thuhet se pas miratimit në Këshill dhe Parlament Evropian, liberalizimi i vizave për kosovarët është planifikuar të hyjë në fuqi nga 1 janari 2024 dhe se mbajtësit e pasaportave nga Kosova do të mund të udhëtojnë në BE pa vizë deri në 90 ditë në çdo periudhë 180 ditore.

“Propozimi i Komisionit për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës u miratua nga Këshilli dhe Parlamenti Evropian, me miratimin e rregullores përkatëse më 9 mars 2023 në Këshill dhe më 18 prill 2023 në Parlamentin Evropian. Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është planifikuar të hyjë në fuqi më 1 janar 2024”, thuhet në raportin e publikuar sot.

Gjithashtu në këtë raport thuhet se Kosova duhet të zhvillojë fushatë informuese për të drejtat dhe detyrimet që lidhen me statusin e udhëtimit pa viza, për të parandaluar keqpërdorimet e mundshme.

“Kosova duhet të zhvillojë një fushatë informuese të drejtat dhe detyrimet që lidhen me statusin e udhëtimit pa viza, për të parandaluar keqpërdorimet e mundshme”, thekson raporti.

Raporti i KE, nga 1 janari Kosova pa vizaRaporti i KE, nga 1 janari Kosova pa viza

Të fundit