Flash News

Kosova

Raporti i UNDP-së/ Bie mbështetja e kosovarëve për Kurtin, rritet pëlqimi për punën e Osmanit

Raporti i UNDP-së/ Bie mbështetja e kosovarëve për Kurtin,

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë ka nxjerrë rezultatet e një ankete, që tregon se sa të kënaqur janë qytetarët nga performance e institucioneve ekzekutive, legjislative dhe gjyqësore.

Rezultatet tregojnë se niveli i kënaqshmërisë me performancën e ekzekutivit është 47.6%, duke shënuar një rënie prej 0.4% nga anketa e vjeshtës 2021, kur vlera ishte 47.6%.

Ndërsa, niveli i regjistruar i kënaqshmërisë me punën e kryeministrit është 52.6% (53.2% në vjeshtën 2021).

Ndërsa performanca e kryetares së shtetit, sipas qytetarëve, është rritur. Niveli i kënaqshmërisë me Vjosa Osmanin është 58.4%, nga 55.2% në vjeshtën e vitit të kaluar.

Të fundit