Flash News

Kosova

Reciprociteti/ Haradinaj thirrje qytetarëve në veri të Kosovës: Vetëpërmbahuni

Reciprociteti/ Haradinaj thirrje qytetarëve në veri të

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj , ka bërë thirrje për qytetarët serbë në veri të Kosovës që të ruajnë qetësinë. Haradinaj shkruan në postimin e tij në Facebook se vendosja e reciprocitetit me Serbinë është e drejtë dhe e ligjshme duke u bazuar në ligjet vendore dhe ato ndërkombëtare.

Ai u bën thirrje qytetarëve serb që jetojnë në veri të Kosovës që të përmbahen dhe të ruajnë qetësinë.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Të dashur qytetarë të Kosovës,

Vendimi për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë është i drejtë dhe i ligjshëm edhe në bazë të ligjeve vendore, por edhe atyre ndërkombëtare.

Mbështesim institucionet e vendit, organet e rendit dhe sigurisë, për zbatimin e këtij vendimi të drejtë e të ligjshëm.

Të fundit