Flash News

Kosova

Reciprociteti me targat shkakton tension, Serbët bllokojnë pikën kufitare të Kosovës

Reciprociteti me targat shkakton tension, Serbët bllokojnë pikën

Forcat e Njësisë Speciale të Kosovës janë vendosur në pikën kufitare të Jarinjes për të parandaluar përplasjen mes qytetarëve serb dhe autoriteteve kosovare, pas vendosjes së reciprocitetit me targat e mjeteve.

Disa qytetarë serb janë indinjuar nga vendimi i qeverisë së Kosovës për heqjen e targave serbe dhe vendosjen e përkohshme të atyre kosovare gjatë qëndrimit në Kosovë. Serbët kanë protestuar duke bllokuar rrugën e duke penguar lëvizjen.

Njëri nga pjesëtarët e forcave të Njësisë Speciale iu ka kërkuar qytetarëve serb të lirojnë rrugën., ndërsa protestën ta vazhdojnë.

“Protestën nuk ua ndalon askush, mirëpo rruga duhet të lirohet. Ose vazhdoni këndej ose ktheheni mbrapa. Protestën askush nuk ua ndalon por rruga duhet të lirohet. Vetëm e lironi rrugën, për të protestuar, protestoni. Besoj që jemi të qartë”, iu është drejtuar ai.

Nga sot me vendimin e Qeverisë së Kosovës, asnjë automjet me targa të Serbisë nuk mund të hyjë në territorin e Kosovës.

Të fundit