Flash News

Kosova

Reciprociteti për targat, Vuçiç kushtëzon bisedimet me Kosovën: Tërhiqeni njësinë ROSUN, më pas mund të flasim

Reciprociteti për targat, Vuçiç kushtëzon bisedimet me

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se do të ishte i gatshëm të fliste me kryeministrin, Albin Kurti në rast se do të largohet njësia ROSU nga Jarinje dhe Bërnjak, pas vendimit të Kosovës për  reciprocitet të targave të automjeteve ndaj Serbisë.

Vuçiç tha se situata duhet të kthehet sic ishte më 20 shtator e më pas mund të vazhdojnë bisedimet.

“Ne u thamë atyre, nuk ka problem, tërhiqni ROSUN dhe do të flasim. Çfarë veprimesh bëri Serbia? Mos e dërgoj ushtrinë apo policinë? Jo. Serbia kësaj radhe nuk ka bërë gjë. Të gjithëve u pengon një Serbi e fortë. Ata duan që Serbia t’i njohë.

Unë nuk do të pajtohem me atë që duan ata. E përsërisë, ktheni të gjitha në gjendjen që ishte para 20 shtatorit, e ndoshta mund të flasim. Thërrisni NATO-n, telefononi këdo, por nuk do të merrni pëlqimin e Serbisë. Ata kanë interesat e tyre, e kjo është që Kosova të jetë e pavarur e ta detyrojë Serbinë të marrë pjesë në atë që nuk është në interes të saj”, tha Vuçiç.

Shtetasit e Serbisë që hyjnë në Kosovë duhet të vendosin targa të përkohshme të Kosovës, njësoj siç bëjnë prej vitesh shtetasit e Kosovës kur hyjnë në Serbi.

Të fundit