Flash News

Kosova

Refuzohet kërkesa e Thaçit, Gjykata Speciale vazhdon mandatin

Refuzohet kërkesa e Thaçit, Gjykata Speciale vazhdon mandatin

Mandati i Gjykatës Speciale do të vazhdojë siç është parashikuar në amendamentin kushtetues numër 24, në bazë të së cilit edhe është formuar gjykata.

Me kërkesë të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ishte tentuar që përcaktimi i mandatit të Gjykatës Speciale t’i kalonte Kuvendit të Kosovës. Por, gjatë ditës së sotme, Dhoma e Specializuar ka thënë se do të vazhdojë mandatin e saj deri sa Këshilli i Bashkimit Evropian të njoftojë për përfundimin e mandatit të tyre.

“Mandati i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar do zgjasë në periudhën prej 5 vjetësh, përveç nëse lajmërimi për përfundimin e mandatit bëhet më herët, në përputhje me Ligjin numër 04/ L- 274”, thuhet në njoftim.

 

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit