Flash News

Kosova

Refuzohet kërkesa për liri, ish-presidenti Hashim Thaçi mbetet në paraburgim

Refuzohet kërkesa për liri, ish-presidenti Hashim Thaçi mbetet

Gjykata e Apeli refuzoi kërkesën e ish-presidentit Hashim Thaçi për rishikimin e qëndrimit të tij në paraburgim. Thaçi e parashtroi kërkesën më 16 gushtë të këtij viti.

Sipas Apelit, ish-presidenti i Kosovës ka dështuar të dëshmojë se pse vendimi paraprak ka qenë i paarsyeshëm për rreziqet nëse ai lirohet. Ndryshe, në paraqitjet e tyre para gjykatës, Hashim Thaçi është deklaruar i pafajshëm për akuzat që i ngarkohen.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020. Sipas saj, midis marsit 1998 deri në shtator 1999, katër  të akuzuarit dhe anëtarë të tjerë të organizatës kriminale të përbashkët, kishin për qëllim të ushtronin kontroll mbi të gjithë territori e Kosovës me metoda të ngjashme si frikësimi, keqtrajtimi, ushtrimi i dhunës dhe eliminimi i paligjshëm i atyre që konsideroheshin si kundërshtarë.

 

Të fundit