Flash News

Kosova

Refuzoi të jepte fletë qortuese, pezullohet drejtori i Policisë në veri të Kosovës

Refuzoi të jepte fletë qortuese, pezullohet drejtori i Policisë

Drejtori i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, ka pezulluar nga detyra drejtorin rajonal të policisë në Mitrovicë të Veriut, Nenad Gjuriq, i cili ka refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë sa i përket targave. Por, nga Serbia kanë dënuar këtë vendim të institucioneve në Kosovë.

Sipas njoftimit, pezullimi i Gjuriqit u bë për shkak të "mosrealizimit të autorizimeve ligjore dhe zbatimit të vendimeve zyrtare".

Pezullimin e Gjuriqit e rekomandoi më herët gjatë 3 nëntori Inspektorati Policor i Kosovës, i cili tha se Gjuriq dyshohet për veprat penale "Sabotim" dhe "Thirrje për rezistencë"./ REL

Të fundit