Flash News

Kosova

Rekord historik, Vjosa Osmani personi më i votuar ndonjëherë në Kosovë

Rekord historik, Vjosa Osmani personi më i votuar ndonjëherë

Drejtuesja e iniciativës “Guxo” dhe kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për presidente, Vjosa Osmani, është zyrtarisht njeriu më i votuar në historinë e zgjedhjeve në Kosovë, sipas mediave kosovare.

38-vjeçarja që mban pozitën e ushtrueses së detyrës së Presidentit, në zgjedhjet e 14 shkurtit ka marrë besimin e 300 mijë e 788 kosovarëve të cilët kanë shënjuar numrin dy në listën e partisë që drejton Albin Kurti, i cili zyrtarisht nuk ishte pjesë e garës si rezultat i një vendimi të Gjykatës Kushtetuese.

Megjithatë në kohën kur mbaheshin zgjedhjet me lista të mbyllura e ku votat që merrte partia i shkonin drejtpërdrejt liderit të partisë, rekordin e njeriut më të votuar në Kosovë e mban ish-presidenti dhe themeluesi i LDK-së, Ibrahim Rugova.

Një rekord të tillë votash Osmani e ka marrë pas përplasjeve konsekuente që ka pasur me kreun e LDK’së, Isa Mustafën, dhe pas vendimit që përfundimisht t’i ndajë rrugët me partinë ku kishte nisur karrierën e saj politike e që së fundi ia kishte dhënë edhe besimin për të kandiduar për kryeministre.

Rekord historik, Vjosa Osmani personi më i votuar ndonjëherë

Të fundit