Flash News

Kosova

Rekord infektimesh në Kosovë, mbi 2 mijë raste dhe 8 viktima nga Covid-19

Rekord infektimesh në Kosovë, mbi 2 mijë raste dhe 8 viktima nga
Foto Ilustruese/ Testi i Covid-19

Kosova vijon të regjistrojë shifra të larta të infektimeve me Covid-19. Në bilancin  ditor të rasteve raportuar nga Ministria e Shëndetësisë, janë shënuar 2.279 të  infektuar dhe 8 viktima nga Covid-19.

Në të gjithë vendim rezultojnë 18.287 pacientë aktivë, ndërsa janë shëruar 325 qytetarë duke e çuar në 107.025 numrin e përgjithshëm të të shëruarve nga fillimi i pandemisë.

Njoftimi i plotë:

21 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 22.486 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 687.553 doza të vaksinës.

Deri më sot 234.731 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 12.666 testime, 2.279 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 325 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107.025.

Në total numri i rasteve aktive është 18.287.

 

Të fundit