Flash News

Kosova

Rekord viktimash nga Covid-19 në Kosovë, mbi 1 mijë raste të reja

Rekord viktimash nga Covid-19 në Kosovë, mbi 1 mijë raste të
Foto Ilustruese

Kosova vijon të shënojë shifra të larta infektimesh nga Covid-19. Në 24 orët e fundit janë shënuar 1.612 të infektuar me Covid-19 dhe 32 viktima.

Gjithsej janë 26.524 raste aktive me Covid-19 në të gjithë vendin, ndërsa 291.645 qytetarë janë vaksinuar metë dyja dozat e vaksinës.

Vetëm disa ditë më parë qeveria miratoi planin e ri të masave antiCovid, duke rikthyer orën policore, shtyu afatin e fillimit të viti të ri shkollor dhe vendosi paraqitjen me detyrim të certifikatës së vaksinimit dhe testit negativ.

Bashkimi Evropian hoqi Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut nga lista e vendeve “të sigurta” për shkak të numrit të lartë rasteve ditore dhe vdekjeve me Covid-19.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.618 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 862.224 doza të vaksinës.

Deri më sot 291.645 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 13.953 testime, 1.612 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 32 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 2.460 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 119.471.

Në total numri i rasteve aktive është 26.524.

 

Të fundit