Flash News

Kosova

Rëndohet bilanci nga Covid-19 në Kosovë, mbi 2 mijë të infektuar dhe 18 viktima

Rëndohet bilanci nga Covid-19 në Kosovë, mbi 2 mijë të

Situata e Covid-19 në Kosovë vijon të jetë e rënduar. Bilanci ditor ka konfirmuar 2.295 raste të reja me Covid-19.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë, 18 pacientë kandë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit, ndërsa në total numri i rasteve aktive ka arritur në 24.939.

Për shkak se situata nga koronavirusi është përkeqësuar, Kosova rrezikon të humbë statusin e vendet të sigurt. Në ditët në vijim, vendet e Bashkimit Evropian do të përditësojnë listën e vendeve të sigurta për udhëtimet e pasagjerëve.

Njoftimi i MSH-së

26 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 16.862 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 747.898 doza të vaksinës.

Deri më sot 256.235 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 12.406 testime, 2.295 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 18 raste të vdekjes.

Në total numri i rasteve aktive është 24.939.

 

Të fundit