Flash News

Kosova

Reshjet e dendura/ Situata problematike edhe në Kosovë, përmbyten shtëpitë

Reshjet e dendura/ Situata problematike edhe në Kosovë, përmbyten
Foto Ilustruese

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme edhe në Kosovë. Segmenti Fushë Dukagjin – Kalimash, i rrugës nacionale Kukës – Kalimash – Shëmri, është më i dëmtuar nga shkarjet masive të shkëmbinjve dhe dherave.  

Në disa pjesë të këtij segmenti uji ka përmbytur rrugën, duke gërryer edhe shtresën e asfaltit. 

Probleme si pasojë e përmbytjeve ka pasur edhe në Fushë-Kosovë.

Shqetësuese situata është shfaqur edhe komunën e Gjakovës. Autoritet njoftojnë se ka pasur nevojë edhe për evakuim, ndërkohë që numri i shtëpive të përmbytura është mjaft i madh.

Edhe komuna e Malishevës është prekur nga përmbytjet, por situata për momentin është e menaxhueshme, raportojnë autoritetet.

Të fundit