Flash News

Kosova

Richard Grenell telefonon Thaçin në Hagë: Kosova do të kishte paqe, po të ishte akoma President

Richard Grenell telefonon Thaçin në Hagë: Kosova do të

Ish-emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell,ka zhvilluar një bisedë telefonike me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Në një postim në Twitter, Grenell shkruan se nëse Thaçi do të ishte sot President i Kosovës, populli do të kishte paqe. Grenell shkruan se prezenca e Thaçit në krye të shtetit do të garantonte edhe më shumë bashkëpunim rajonal.

“Unë sapo fola me Hashim Thaçin  nga burgu i Hagës. Jam i bindur se populli i Kosovës do të ishte në paqe nëse ai do të ishte ende President. Ata gjithashtu do të kishin bashkëpunim më të madh ekonomik me fqinjët e tyre - dhe më shumë vende pune për fëmijët e tyre nëse Thaçi do të kthehej”, shkruan Grenell në Twitter.

Të fundit