Flash News

Kosova

Rinisin takimet për dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel

Rinisin takimet për dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel

Kosova dhe Serbia pritet t'i rikthehen bisedimeve për dialogun me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. 

Kjo pasi zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi ka udhëtuar në Bruksel, ku do të ketë takim lidhur me procesin e dialogut me Serbinë.

Ky fakt u bë i ditur nga zëdhënësi i BE-së, Anouar El Anouni në një konferencë për mediat të hënën.

“Ajo çka mund të them është se takimi ishte thirrur në nivel të kryenegociatorëve, dhe se takimi me palën kosovare zhvillohet me pjesëmarrjen e zëvendëskryeministrit Bislimi. Pala serbe pritet të mbërrijë nesër. Kjo është ajo çka mund të themi aktualisht dhe do t’ju lajmërojmë nëse kemi informacione të tjera”, ka deklaruar ai.

Ky është takimi i parë i kryenegociatorëve nga Kosova dhe Serbia në Bruksel që nga emërimi i Peter Sorensen si i dërguar i posaçëm për dialog, në vend të Miroslav Lajçakut.

Kujtojmë se që nga shtatori i vitit 2023 në Bruksel nuk është zhvilluar asnjë raund i dialogut politik, por ka pasur vetëm bisedime në nivel të kryenegociatorëve për shkak të krizave dhe tensioneve në veri të Kosovës.

 

Të fundit