Flash News

Kosova

Rrëmbimi i 3 anëtarëve të FSK-së, Kurti mbledh nesër Këshillin e Sigurisë

Rrëmbimi i 3 anëtarëve të FSK-së, Kurti mbledh

Qeveria e Kosovës mbledh nesër në orën 07:00 Këshillin e Sigurisë, pas rrëmbimit të tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga forcat serbe.

Nën kryesimin e kryeministrit Albin Kurti, Këshilli i Sigurisë do të thirret për të diskutuar për hapat e mëtutjeshëm pas këtyre zhvillimeve.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë forca të KFOR-it, por edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Sakaq, Policia e Kosovës tha sot se tre pjesëtarë të saj janë arrestuar nga autoritetet serbe në afërsi të kufirit me Serbinë.

Policia e Kosovës tha se forcat paqeruajtëse të NATO-s janë informuar dhe po trajtojnë rastin.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani shkroi në rrjetet sociale se “rrëmbimi i tre zyrtarëve policorë brenda territorit të Republikës së Kosovës është agresion nga ana e Serbisë.

Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se “hyrja e forcave të Serbisë në territorin e Kosovës është agresion dhe synim për eskalim dhe destabilizim”.

Të fundit